Vetëm gjatë qershorit dhe korrikut, qytetarët raportuan 55 raste të shtënash festive nëpër Kosovë. Policia shoqëroi 48 persona dhe konfiskoi 47 armë zjarri.

Armë të shkrepura në ajër gjatë dasmave dhe ahengjeve familjare mbetën një dukuri e përhapur në Kosovë edhe këtë verë. Gjatë muajve qershor dhe korrik të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëri të ditur se u raportuan 55 raste të të shtënave festive në të gjithë vendin.
Në kuadër të fushatës "Festo me zemër, jo me armë", Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në të gjitha rastet e raportuara. Si rezultat, 48 persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa janë konfiskuar gjithsej 47 armë zjarri.
Sipas ministrisë, raportimet lidhen kryesisht me të shtënat gjatë dasmave dhe ahengjeve familjare. MPB-ja ka falënderuar qytetarët që kanë raportuar rastet dhe i ka inkurajuar të vazhdojnë të lajmërojnë keqpërdorimin e armëve, me qëllim parandalimin e kësaj praktike.
Qëllimi i fushatës, thekson ministria, është rritja e vetëdijes për rrezikun e keqpërdorimit të armëve dhe krijimi i një ambienti më të sigurt gjatë festimeve familjare.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

