Një shofer i ndalur për një kundërvajtje në trafik u përpoq t'i shpëtonte dënimit duke u ofruar policëve një kartëmonedhë prej 50 eurosh. Rezultati: pranga dhe një procedim penal për ryshfet.

Një përpjekje për t'i shpëtuar një gjobe në trafik me 50 euro ka përfunduar me arrestim në Gjakovë. Sipas Policisë së Kosovës, një person u ndalua në orët e para të mëngjesit dhe u kap duke u ofruar zyrtarëve policorë para në këmbim të shmangies së masës ndaj tij.
Ngjarja ndodhi më 17 gusht 2026, rreth orës 03:20, në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë. Policia bën të ditur se i dyshuari fillimisht ishte ndaluar për një kundërvajtje në trafik dhe se, gjatë kontrollit, u përpoq t'u jepte zyrtarëve një kartëmonedhë prej 50 eurosh, me qëllim që t'i shmangej masës.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e paralajmëruan se një veprim i tillë ishte i jashtëligjshëm, por ai nuk hoqi dorë. “Pavarësisht paralajmërimit të zyrtarëve policorë se një veprim i tillë është i kundërligjshëm, i dyshuari ka insistuar në dhënien e parave, me ç'rast është arrestuar”, thuhet në njoftim.
Rasti u mor në trajtim nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë. I dyshuari u intervistua në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë nxori aktvendim për ndalimin e tij 48 orë. Kartëmonedha prej 50 eurosh u sekuestrua si provë materiale.
Policia ka njoftuar se rasti do t'i përcillet Prokurorisë për procedim të mëtejmë. Hetimet vijojnë.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

