Brenda një dite, Qendra Emergjente e QKUK-së ka trajtuar 352 pacientë. Mes tyre, dhjetëra të lënduar në aksidente rrugore dhe disa nga përleshje fizike.

Bilanci i një dite të vetme në urgjencën më të madhe të Kosovës flet për një ngarkesë të lartë: 352 raste kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas njoftimit të QKUK-së, të publikuar në rrjetin social Facebook, pacientët janë shpërndarë nëpër repartet e ndryshme të emergjencës: 94 janë trajtuar në Reanimim, 96 në Emergjencën Internistike, 66 në Emergjencën Kirurgjike dhe 67 në Emergjencën Ortopedike. Në Sallën e Vogël kanë marrë shërbime 29 pacientë, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.
Ndër rastet që spikatën gjatë kësaj periudhe janë të lënduarit në aksidente rrugore dhe ata të përfshirë në dhunë fizike. "Ndër rastet e veçanta, janë evidentuar 3 raste të përfshira në përleshje fizike dhe 33 raste të të lënduarve në komunikacion", thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Gjatë të njëjtës periudhë 24-orëshe, 31 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

