U ngrit nga një lokal në Planejë për t'u kthyer në shtëpi dhe nuk u pa më. Familja e veteranit të UÇK-së, Zylfi Tejeci, u kërkon Policisë dhe Prokurorisë ta trajtojnë zhdukjen e tij me prioritet.

Ishte mbrëmja e 23 janarit 2025, rreth orës 18:55, kur Zylfi Tejeci, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ngrit nga një lokal në Planejë për t'u kthyer në shtëpi. Nuk arriti kurrë. Kanë kaluar një vit e dhjetë muaj dhe fati i tij mbetet i pazbardhur.
Ajo orë në lokal është hera e fundit që Tejeci është parë. Pas largimit të tij, nuk ka pasur më asnjë lajm se ku shkoi apo çfarë i ndodhi.
Familja e tij thotë se është e papranueshme që, pas gjithë kësaj kohe, ende të mos ketë një përgjigje të qartë për një çështje që e quan të rëndë njerëzore dhe kombëtare. Në një apel të ri publik, të afërmit u drejtohen drejtpërdrejt organeve të shtetit: "U bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, Policisë, Prokurorisë dhe organeve përgjegjëse për personat e zhdukur, që ta trajtojnë këtë rast me prioritet, të intensifikojnë hetimet dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e fatit të Zylfi Tejecit. Familja meriton përgjigje, jo heshtje dhe pritje të pafundme".
Ndërkohë, familja dhe miqtë e Tejecit vazhdojnë të kërkojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.
Mishi i ngrirë i pulës i markave Coopavel dhe Superfrango hiqet nga shitja pas zbulimit të bakterit Salmonella Minnesota. AUV u kërkon qytetarëve që i kanë këto produkte të mos i konsumojnë dhe t'i kthejnë në pikat e shitjes.

