Njësia speciale policore FIT ka kapur sot në rrugën B të Prishtinës dy të dyshuar që cilësohen me rrezikshmëri të lartë. Ende nuk dihet kush janë dhe pse u arrestuan.

Dy persona të cilësuar me rrezikshmëri të lartë janë arrestuar sot në Prishtinë, në një aksion të organizuar nga njësia speciale policore FIT, raporton portali IndeksOnline.
Kapja e të dyshuarve ndodhi në rrugën B të kryeqytetit. Pas arrestimit, të dy u dërguan në një stacion policor për intervistim, ku pritet t'u nënshtrohen procedurave të mëtejshme.
Identiteti i të arrestuarve dhe arsyeja e ndërhyrjes së njësisë speciale nuk janë bërë ende publike.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka quajtur largimin e tij dorëheqje morale pas vrasjes në Vitomiricë të Pejës. Në letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti, ai rreshtoi edhe bilancin e mandatit, nga sulmi në Banjskë te dhjetëra milionë euro pasuri të sekuestruara.

