Një 43-vjeçar u vu në pranga në rrethinën e Smederevës, i dyshuar se e goditi disa herë në kokë babanë e tij 72-vjeçar brenda shtëpisë familjare. Prokuroria e Lartë i caktoi masën e ndalimit deri në 48 orë.

Dhuna nisi brenda mureve të një shtëpie familjare në rrethinën e Smederevës në Serbi dhe përfundoi me vdekjen e një burri 72-vjeçar. I dyshuari për vrasjen e tij është i biri, i identifikuar me inicialet I. P., 43 vjeç.
Ai u arrestua nga policia e Smederevës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Sipas policisë, 43-vjeçari dyshohet se më 22 gusht, rreth orës 18:00, i shkaktoi babait të tij lëndime vdekjeprurëse duke e goditur disa herë në kokë.
Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Smederevë, të dyshuarit iu caktua ndalimi deri në 48 orë. Pas këtij afati, ai do t'i dorëzohet prokurorit kompetent bashkë me kallëzimin penal.
Deri në një vendim të gjykatës, 43-vjeçari mbetet vetëm i dyshuar dhe gëzon prezumimin e pafajësisë.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka dhënë dorëheqjen dhe në krye të dikasterit është emëruar Ervin Demo. Është dorëheqja e dytë e një ministri brenda një kohe të shkurtër, pas largimit të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

