Një objekt i paidentifikuar, që po afrohej nga drejtimi i Bjellorusisë, dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Polonisë. Ushtria polake ngriti një helikopter për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për kërcënim real.

Sistemet e radarit në Poloni regjistruan praninë e një objekti të paidentifikuar që po afrohej nga drejtimi i Bjellorusisë, dhe minuta më vonë një helikopter ushtarak ishte në ajër për të zbuluar se çfarë ishte.
Autoritetet polake kanë konfirmuar një shkelje të mundshme të hapësirës ajrore të vendit nga ky objekt. Komanda Operative e Forcave të Armatosura të Polonisë njoftoi se incidenti është duke u verifikuar.
Helikopteri u aktivizua pikërisht në kuadër të operacionit të verifikimit, me detyrën të përcaktojë natyrën e objektit dhe të sqarojë nëse ka të bëjë me një kërcënim real.
Paralelisht, autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë që sinjali i kapur nga radarët të jetë shkaktuar nga fenomene meteorologjike ose nga reflektime teknologjike. Asnjë skenar nuk përjashtohet ende dhe natyra e objektit mbetet e paidentifikuar.
Një autobus turistik holandez me 45 pasagjerë u përplas me barrierën mbrojtëse në rrugën Zernez-Susch, doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur. Policia Kantonale e Graubündenit e ka cilësuar rastin si vetaksident, ndërsa shkaqet mbeten në hetim.

