Para Komisariatit numër 6 janë mbledhur qytetarë që kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia. Mes brohoritjeve, u lirua gazetari Shpend Gashi, ndërsa brenda mbahen ende disa të tjerë.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Thirrjet "Nuk jeni vetëm" dhe "Lironi shqipet" janë dëgjuar në kor para Komisariatit numër 6, ku janë mbledhur qytetarë të shumtë për të kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia.
Mes këtyre thirrjeve është liruar gazetari Shpend Gashi, i cili ishte shoqëruar më herët nga efektivët.
Në komisariat po mbahen ende disa protestues të tjerë, ndërsa gjatë ditës raportohet se numri i personave të shoqëruar nga policia ka arritur në 20. Qytetarët e grumbulluar jashtë ndërtesës kërkojnë lirimin e të gjithë të shoqëruarve.
Arsyet e shoqërimeve nuk janë sqaruar deri tani nga autoritetet policore.
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të kenë dy zëra në Kuvendin e Serbisë. Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, i uroi dy deputetët e zgjedhur dhe u kërkoi të mos e prishin unitetin.

