Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i fton qytetarët të mblidhen sot në mesditë para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që Ligji për UÇK-në të votohet pa vonesë.

"Ligji për UÇK-në duhet të votohet sot!" Me këtë kërkesë, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për sot para Kuvendit të Kosovës.
Thirrjen e bëri përmes një postimi në Facebook, të cilin e hapi me fjalët: "THIRRJE GJITHËPOPULLORE! Sot, në ora 12:00, të gjithë para Kuvendit të Kosovës!" Lushtaku i ftoi qytetarët të mblidhen aty që nga ora 12:00, me një kërkesë të vetme: votimin e ligjit gjatë ditës së sotme.
"Ky është momenti të jemi bashkë, të ngremë zërin dhe të kërkojmë që ligji të votohet sot!", shkroi ai, duke shtuar se "Zëri ynë dëgjohet më fuqishëm kur mblidhemi të gjithë së bashku."
Nuk dihet ende nëse ligji do të hidhet në votim sot.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

