
Gjykata Themelore në Gjilan e dënoi Egzon Shallkin me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit, të goditur me veturë në Viti. Familja e viktimës thotë se dënimi nuk e kënaq.

Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

Një dokument i vjetër i LDK-së, ku Jakup Krasniqi kundërshtonte mënyrën e zgjedhjes së udhëheqjes së partisë, tashmë është provë në Gjykatën Speciale. Trupi Gjykues pranoi edhe deklaratat e një ish-komandanti të FARK-ut mbi raportet me UÇK-në.

PDK ka zgjedhur njeriun e saj për fazën e Apelit në Dhomat e Specializuara: deputeti Enver Hoxhaj do të ulet në grupin shtetëror që koordinon mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.

Një hartë e vitit 2023 dhe një fjali për synimet e UÇK-së e detyruan revistën e njohur franceze të pranojë gabimet. Pas një ankese para organit francez të etikës gazetareske, postimi në Instagram u hoq.

Dhjetë paketime kokaine, një këllëf arme dhe qese najloni për marihuanë përfunduan në konfiskim, ndërsa dy persona morën gjithsej gjashtë vjet burg dhe 5 mijë euro gjoba. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë mund të apelohet.

Autobotë të modifikuar, të mbushur me ujë deri në 90 për qind, kalonin si ngarkesa nafte drejt Kosovës, ndërsa karburanti i vërtetë mbetej për shitje në Shqipëri. Kështu e përshkruan Prokuroria Speciale skemën për të cilën akuzon 12 persona.

Më shumë trafikantë përfundojnë në burg, por më pak ndiqen penalisht dhe shumica e dënimeve bien nën minimumin ligjor. Departamenti Amerikan i Shtetit e lë Kosovën në Nivelin 2, me vërejtje të rënda për fëmijët e detyruar të lypin.

Pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe ndryshimit të ligjit nga Kuvendi i Kosovës, kryetarja e Dhomave të Specializuara thyen heshtjen me një mesazh video. Ajo flet për dezinformata, presione dhe tentativa për të frikësuar dëshmitarët.

Para në dorë për të kaluar kufirin pa kontroll, në kulmin e masave kundër COVID-19: kjo është akuza e Prokurorisë Speciale ndaj 23 zyrtarëve policorë të pikës kufitare Qafë Morinë, gjykimi i të cilëve ka nisur në Prishtinë.

Një nga proceset më të mëdha për krim të organizuar në Prishtinë vazhdoi pa gazetarë në sallë. Arsyeja: shumë të akuzuar, shumë avokatë dhe pak vende.

Ata që duhej të hetonin ndërrimin e një foshnjeje në maternitet tani janë vetë nën hetim. Ministria e Shëndetësisë ka konstatuar mangësi te zyrtarët e Inspektoratit Shëndetësor dhe ka ndërmarrë masa ndaj tyre.

Një femër dhe një mashkull përfunduan në trajtim mjekësor pasi dyshohet se u sulmuan fizikisht pas një mosmarrëveshjeje në Pejë. Policia arrestoi të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Kërcënimet përmes telefonit e çuan një burrë nga Peja në pranga. Policia e Kosovës thotë se ai dyshohet se më herët e kishte sulmuar fizikisht ish-të dashurën.

Gjykata ia kishte ndaluar afrimin ndaj bashkëshortes, por një gjakovar dyshohet se e shpërfilli këtë masë. Pas arrestimit, prokurori vendosi që ai të dërgohet në mbajtje.

Dy zyrtarë policorë përfunduan në trajtim mjekësor pasi, sipas Policisë së Kosovës, u sulmuan fizikisht nga një shtetas i Turqisë nën ndikimin e alkoolit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një pacient i pakënaqur me trajtimin, sipas policisë, ngriti dorën ndaj mjekut që e kishte në kujdes. Sulmuesi në Spitalin “Sheikh Zayed” nuk është identifikuar ende.

Një video ku dëgjohej dikush duke bërtitur ngriti dyshime për dhunë në familje. Brenda pak kohe, policia gjeti vendin në rrugën "Remzi Hoxha" në Ferizaj dhe shoqëroi një 36-vjeçar në stacion.

Një përplasje trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës ka lënë të lënduar dhe ka bllokuar qarkullimin në rrugën për Batllavë. Policia ka nisur hetimet në vendngjarje.

Shoferët në Kosovë do ta mësojnë për gjobën sapo ajo të regjistrohet në sistem, me mesazh në telefon dhe njoftim në e-Kosova. Bizneset marrin edhe raportin e plotë për gjobat e papaguara, pikët negative dhe masat ndaj patentës së shoferit.

Pas 20 vjetësh në krye të kompanive të ish-presidentit Behgjet Pacolli, V.Ll. ndodhet në paraburgim, i akuzuar nga ish-punëdhënësi i tij për përfitim të kundërligjshëm. Mbrojtja pretendon se për të njëjtat pagesa një gjykatë në Abu Dhabi e ka liruar me vendim të formës së prerë.

Një kilogram kokainë i shitur për 27 mijë euro dhe gati pesë kilogramë të sekuestruar gjatë kontrolleve policore: Prokuroria Speciale ka çuar në gjyq tre të pandehur, dy prej tyre edhe për pistoleta pa leje.

Procesi për sulmin në kanalin Ibër-Lepenc ngeci sërish: prokurori i rastit mungoi, seanca u ndërpre dhe kryetari i trupit gjykues njoftoi se më 10 nëntor del në pension.

Pas më shumë se katër vitesh pritjeje, rasti i Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit nga detyrimet e kontratës kolektive arrin në sallën e gjyqit. Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë se komunave u janë marrë qindra miliona euro nga buxhetet e tyre.

Vetëm brenda një jave janë shtuar 21 raste të reja me fruth në Kosovë. Pothuajse të gjithë të prekurit nuk kanë marrë vaksinën MMR, ndërsa IKShPK u kërkon prindërve të kontrollojnë kalendarin e vaksinave të fëmijëve.

Dy të dënuar në shkallë të parë për krimet në Reznik të Vushtrrisë kërkojnë lirimin, pas dënimeve me 15 dhe 7 vjet burg. Prokuroria kërkon refuzimin e ankesave, ndërsa i dëmtuari thotë se edhe 15 vjet janë pak.

Ishin familjarët ata që ndërhynë të parët dhe e shuan zjarrin, para se policia të mbërrinte. Një burrë 68-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se tentoi t'i vinte flakën vetes, është në gjendje stabile sipas informatave fillestare të policisë.

Tre zyrtarë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, të dyshuar për ngacmim dhe kontroll të kundërligjshëm, dhe dy kolegë të tyre në Gjilan janë larguar nga detyra. Policia e Kosovës thotë se rastin e raportoi vetë te Inspektorati.

Kryesia e Kuvendit e ka futur nënkryetaren Vlora Çitaku në grupin punues që harmonizon qasjen shtetërore ndaj procedurave dhe afateve para Dhomave të Specializuara në Hagë. Në të njëjtën mbledhje u caktua seanca e së enjtes dhe u diskutua vizita e një delegacioni të madh të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Hetuesit e Kryeqytetit nuk e dinë ende kush është personi që po kërkojnë. Me leje të prokurorisë, ata i kanë kthyer sytë nga qytetarët.

Kamerat e veturave inteligjente dhe radarët mobilë kapën 861 shkelje, ndërsa policia ekzekutoi 224 urdhëresa gjyqësore në rajonin e Prishtinës. Ky është bilanci i javës së kaluar sipas Policisë së Kosovës.

Një 40-vjeçar i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për mbajtje dhe përdorim të paautorizuar të armës është arrestuar në Prishtinë dhe është dërguar drejt e në qeli për të vuajtur dënimin.

Prokuroria dyshon se një burrë hyri me fytyrë të mbuluar në një lokal në Gjakovë, e kërcënoi punëtoren me thikë dhe iku me rreth 8 mijë euro. Gjykata e ka dërguar të pandehurin në paraburgim për një muaj.

Një armë gjahu përfundoi në duart e policisë pasi një burrë në Skenderaj dyshohet se qëlloi drejt qenit të një qytetari. I dyshuari u intervistua dhe u lirua me vendim të prokurorit.

Një burrë u arrestua natën në Fushë Kosovë, i dyshuar se rrahu një burrë tjetër. Viktima kërkoi ndihmë mjekësore, ndërsa prokurori urdhëroi mbajtjen e të dyshuarit.

Një kontroll rutinë i policisë në Prishtinë mbrëmjen e së dielës u kthye në arrest: te një person u gjetën marihuanë dhe një thikë. Prokurori urdhëroi mbajtjen e tij.

Një rrahje e së dielës në mbrëmje në fshatin Trvcane të Leposaviqit la të lënduar të dy pjesëmarrësit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar nga policia.

Një burrë u godit me thikë të dielën pasdite në Pejë, dhe policia e ka regjistruar rastin si vrasje të mbetur në tentativë. I dyshuari u arrestua në vend, ndërsa prokurori urdhëroi mbajtjen e tij.

Një gjueti në fshatin Korishë të Prizrenit përfundoi me pranga për katër burra, dy nga Kosova dhe dy nga Shqipëria. Në veturën e tyre policia gjeti tri armë gjahu, qen gjuetie dhe një fazan të vrarë.

Uji arriti rreth një metër brenda shtëpive të lagjes Asllan Qeshmja, por tre vjet më vonë banorët nuk kanë marrë asnjë cent dëmshpërblim. Kërkesat e komunës presin ende në Qeveri.

Rasti i sulmit që dëmtoi rëndë kanalin Ibër-Lepenc rikthehet në sallën e gjyqit të hënën në Prishtinë. Dy nga tre të pandehurit akuzohen nga Prokuroria Speciale për vepër terroriste dhe spiunazh.

Policia e Kosovës sekuestroi gjatë vitit 2025 qindra armë më shumë se një vit më parë, ndërsa vrasjet vazhdojnë të ngrenë alarm. Njohësit e sigurisë kërkojnë amnisti që qytetarët t'i dorëzojnë armët pa frikë ndjekjeje.

Sulmi me thikë në rrugën “Onufri” në Pejë ka një të dyshuar në pranga: sipas Policisë, edhe ai është i mitur, si viktima që përfundoi në emergjencën e spitalit.

Gjykata Themelore në Gjilan pranoi kërkesën e prokurorisë dhe u caktoi nga një muaj paraburgim B. A. dhe S. H. Prokuroria i dyshon se drejtonin trafikimin e marihuanës mes Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë.

Një mosmarrëveshje që zgjat prej vitesh në Dukagjin ka shpërthyer sot sërish në Pejë: një i plagosur me thikë dhe një i ri i dyshuar nga familja rivale.

Pas ditësh me shkrime për arrestime të kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit thotë se këto raportime kanë sjellë konfuzion dhe pasiguri juridike. Institucioni as nuk i konfirmon, as nuk i mohon arrestimet.

Një kontroll rutinë i një veture me targa civile në fshatin Mazrek të Gjakovës përfundoi me konfiskimin e një arme të gjatë automatike. Kontrolli në shtëpinë e shoferit nxori në dritë edhe 102 fishekë të tjerë.

Një kombi me targa vendore, i ngarkuar me mallra që të dyshuarit thonë se i sollën nga Maqedonia e Veriut, u ndal nga Policia Kufitare në Fushë Kosovë. Dy burra janë arrestuar me urdhër të prokurorit.

Dy vajza të mitura dolën së bashku dhe që nga ai moment familjarët nuk dinë asgjë për to. Policia e Kosovës e ka vënë rastin nën hetime.

Tre ditë pas një sulmi fizik në fshatin Komoran të Gllogocit, policia ka arrestuar njërin nga tre burrat që dyshohen se e lënduan një person. Ai po hetohet për lëndim të rëndë trupor.
