Protesta qytetare vijon në Tiranë me thirrje të forta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa më herët gjatë tubimit janë shënuar tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
"Ju erdhi fundi!" Thirrja jehon vazhdimisht mes turmës në Tiranë, ku protesta qytetare vijon dhe mesazhet kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama janë intensifikuar.
Protestuesit kanë ashpërsuar qëndrimet e tyre jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj klasës politike në tërësi. Një tjetër thirrje që dëgjohet nga radhët e tubuesve është "Lironi çunat!".
Paralelisht, qytetarët e mbledhur u janë drejtuar edhe kalimtarëve dhe atyre që vijojnë të afrohen drejt zonës së protestës, duke kërkuar pjesëmarrje më të gjerë. "Bashkohuni me ne!", është thirrja që u drejtohet atyre.
Tubimi zhvillohet në kuadër të asaj që protestuesit e quajnë rezistencë qytetare. Më herët gjatë protestës janë shënuar tensione dhe përplasje me forcat e policisë, ndërsa nuk është bërë publik ndonjë bilanc i të ndaluarve apo i të lënduarve.
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të kenë dy zëra në Kuvendin e Serbisë. Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, i uroi dy deputetët e zgjedhur dhe u kërkoi të mos e prishin unitetin.

