Dy të rinj që po vuanin masë edukative arritën të dalin nga Qendra Korrektuese për të Mitur në Grackë të Vjetër dhe humbën pa gjurmë. Policia e ka trajtuar rastin si arratisje të personave të privuar nga liria.

Dy të mitur që po vuanin masë edukative janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Alarmi u dha më 28 tetor, rreth orës 21:10, nga mbikëqyrësi i institucionit, i cili e raportoi rastin në polici. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dy janë meshkuj, shtetas të Kosovës, dhe kanë arritur të dalin nga qendra ku ishin vendosur për ekzekutimin e masës edukative.
Policia e ka iniciuar rastin si "Arratisje e personit të privuar nga liria". Raporti policor nuk tregon se si arritën të largoheshin nga institucioni, ndërsa deri tani nuk është bërë e ditur nëse janë gjetur.
Një burrë u soll me autoambulancë në QKMF-në e Skenderajt mbrëmjen e së mërkurës, por mjeku vetëm mund të konstatonte vdekjen. Policia ka nisur hetimet, ndërsa shkaku i vdekjes do të sqarohet nga obduksioni.

