Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka dhënë dorëheqjen dhe në krye të dikasterit është emëruar Ervin Demo. Është dorëheqja e dytë e një ministri brenda një kohe të shkurtër, pas largimit të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ndërron drejtuesin. Besfort Lamallari ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit të Brendshëm, ndërsa në krye të këtij dikasteri është emëruar Ervin Demo.
Largimi i Lamallarit nuk është i vetmi ndryshim në kabinetin qeveritar. Ai vjen pak kohë pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, në vend të së cilës u emërua Klodiana Spahiu.
Kështu, brenda një periudhe të shkurtër, dy prej posteve ministrore kanë kaluar në duar të reja, përfshirë atë të sigurisë publike dhe rendit, një nga dikasteret më të ekspozuara politikisht në qeveri. Arsyet e të dyja dorëheqjeve nuk janë bërë të ditura.
Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Syri TV vënien në dispozicion të audio-përgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, materiale që lidhen me biznesmenin izraelit Ron Yeffet dhe kompaninë “Timak”.

