Disa automjete të shqiptarëve të diasporës që udhëtonin drejt Tiranës për t'iu bashkuar protestës janë mbajtur prej orësh në Nikshiq të Malit të Zi. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt Ambasadës së Malit të Zi.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Protesta në Tiranë ka marrë një drejtim të papritur: pas mbylljes së fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë drejt Ambasadës së Malit të Zi në kryeqytetin shqiptar.
Shkak është ndalimi i një autokolone me automjete të shqiptarëve të diasporës, të cilët po udhëtonin drejt Shqipërisë për t'iu bashkuar protestës. Sipas denoncimeve të bëra më herët nga udhëtarët, disa prej automjeteve të autokolonës janë mbajtur prej orësh në Nikshiq të Malit të Zi. Ata kanë pretenduar se nuk u është dhënë një shpjegim i qartë për arsyen e ndalimit, që mbetet e pasqaruar.
Përpara ambasadës, protestuesit synojnë të kërkojnë një reagim për situatën dhe lejimin e autokolonës shqiptare që të vijojë rrugën drejt Shqipërisë. Numri i saktë i automjeteve të bllokuara nuk është bërë i ditur.
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të kenë dy zëra në Kuvendin e Serbisë. Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, i uroi dy deputetët e zgjedhur dhe u kërkoi të mos e prishin unitetin.

