Flakët përfshinë çatinë e një shtëpie për të moshuar e persona në nevojë në jug të Kilit të premten në mbrëmje. Nga 26 personat që ndodheshin brenda, të paktën 16 humbën jetën.

Të paktën 16 persona humbën jetën në zjarrin që shpërtheu të premten në mbrëmje në një shtëpi për të moshuar dhe persona në nevojë, në afërsi të qytetit Pitrufquen, në jug të Kilit.
Autoritetet kiliane kanë bërë të ditur se në momentin kur shpërthyen flakët, brenda objektit ndodheshin gjithsej 26 persona. Dhjetë prej tyre u nxorën të gjallë nga ndërtesa dhe u dërguan me lëndime në spital.
Fotografitë e publikuara nga gazeta kiliane La Tercera tregojnë flakë të mëdha që kishin kapluar çatinë e ndërtesës. Në vendngjarje u dërguan disa ekipe zjarrfikëse dhe shpëtimi nga qytetet fqinje.
Shkaku i zjarrit po hetohet.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

