Një zjarr me përhapje të shpejtë pranë qytetit Reno në Nevada ka detyruar evakuimin e 42 mijë personave, ndërsa 45 mijë të tjerë janë vënë në gatishmëri. Gjashtë persona janë plagosur dhe disa banesa janë shkrumbuar.

Flakët përparuan aq shpejt pranë qytetit Reno në shtetin amerikan të Nevadës, sa 42 mijë banorë u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre. Autoritetet vunë në gatishmëri edhe 45 mijë të tjerë, të gatshëm të nisen në çdo moment nëse era e kthen zjarrin drejt lagjeve të tyre.
Gjashtë persona janë plagosur dhe disa banesa janë djegur plotësisht.
Sipas autoriteteve, zjarri është shkaktuar nga dora e njeriut dhe rrethanat e shpërthimit të tij janë nën hetim.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

