Presidenti ukrainas hoqi nga detyra Iryna Mudran pa dhënë asnjë arsye, teksa agjencitë kundër korrupsionit njoftojnë një operacion që prek edhe zyrtarë të lartë të presidencës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar zëvendëskreun e Zyrës së Presidentit, Iryna Mudran, përmes një dekreti të publikuar në faqen zyrtare të presidencës. Vendimi u mor të mërkurën dhe nuk përmban asnjë arsyetim për largimin e saj nga detyra.
Largimi vjen në një moment të ndjeshëm politik. Agjencitë ukrainase kundër korrupsionit kanë njoftuar nisjen e një operacioni ndaj një grupi të dyshuar për pastrim parash, në të cilin dyshohet se janë të përfshirë deputetë aktualë dhe ish-deputetë, si dhe zyrtarë të lartë të Zyrës së Presidentit.
Nuk ka konfirmim zyrtar se shkarkimi i Mudras lidhet me këtë hetim. Mediat ukrainase kanë raportuar se autoritetet kundër korrupsionit kanë kontrolluar edhe ambiente të lidhura me të.
Zhvillimet erdhën një ditë pasi ish-ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, i shkarkuar nga Zelensky në korrik, bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale përmes një videoje të publikuar në YouTube.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

