Një person u arrestua në Vushtrri, i dyshuar se bashkëjetonte me një vajzë nën moshën 16 vjeç. Pas konsultimit me prokurorin, ai është lënë në liri, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një person i dyshuar për bashkëjetesë me një vajzë të mitur u arrestua në Vushtrri, por nuk mbeti gjatë në duart e policisë: pas konsultimit me prokurorin, ai është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Sipas raportit të policisë, rasti është regjistruar dje rreth orës 15:00. I dyshuari ngarkohet me dyshimin për veprën penale "Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare".
Policia bën të ditur se vajza, pasi është intervistuar, është kthyer te familja e saj.
Hetimet për rastin vazhdojnë nga organet kompetente.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

