Nga një banesë në kompleksin "Hill Residence" në Prishtinë raportohet se janë zhdukur 600 euro, ar në vlerë rreth 2 mijë euro dhe një pistoletë Sig Sauer me leje, bashkë me dy karikatorë e 15 fishekë.

Një armë zjarri e regjistruar me leje, dy karikatorë dhe 15 fishekë të kalibrit 9 mm janë ndër sendet që raportohen si të vjedhura nga një pronë në kompleksin banesor "Hill Residence", në rrugën "Shkupi" në Prishtinë.
Rasti është raportuar më 20 shtator, rreth orës 22:40. Ankuesi, i identifikuar me inicialet H. Q., 38 vjeç, ka deklaruar se nga prona e tij mungojnë 600 euro para të gatshme, ar në vlerë rreth 2 mijë euro dhe një pistoletë Sig Sauer me leje. Dyshohet se bashkë me armën janë marrë edhe municioni dhe dy karikatorët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë mbledhur provat e lidhura me rastin. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rast për veprën penale "Vjedhje e rëndë".
Të dyshuarit mbeten deri më tani të panjohur. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa mbetet e hapur pyetja se si u sigurua qasja në pronë brenda një kompleksi banesor të mbyllur.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

