Një njeri vodhi një armë zjarri nga një roje sigurie në Kroaci dhe u largua me makinë. Pak më vonë, në një automjet të parkuar pranë Sllanos u gjet një burrë i vdekur në vendin e shoferit.

Pak pas orës 15:00, policia kroate mori një njoftim se një person i panjohur i kishte marrë një armë zjarri një punonjësi të shërbimit privat të sigurisë, i cili ruante një objekt në Nova Mokoshica, dhe më pas ishte larguar me makinë nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, në terren u dërguan menjëherë të gjitha forcat e disponueshme. Automjeti me të cilin lëvizte burri u lokalizua shpejt, i parkuar në afërsi të vendbanimit Sllano. Brenda tij, në vendin e shoferit, u gjet një burrë i vdekur.
Ende nuk është sqaruar zyrtarisht nëse i vdekuri është i njëjti person që dyshohet se vodhi armën. Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta dhe rasti është në duart e organeve të hetimit.
Për shkak të këqyrjes së vendit të ngjarjes, qarkullimi në rrugë po zhvillohet vetëm përmes njërës korsi.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

