Një kallashnikov AK/47 dhe 115 fishekë të kalibrave të ndryshëm janë gjetur në një shtëpi në Viti, ku policia shoqëroi dhe arrestoi pronarin. Prokurori ka urdhëruar mbajtjen e tij.

Një armë zjarri AK/47, 115 fishekë të kalibrave të ndryshëm, pranga, dylbi, tre boksa metali dhe një brisk: ky është arsenali që Policia e Kosovës thotë se ka gjetur gjatë një kontrolli në një shtëpi në Viti.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të enjten, në orën 09:50. Pronari i shtëpisë, një mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK/47, 115 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një palë dylbi, një palë pranga, tre boksa metali, dhe një brisk", thuhet në raportin e policisë.
Të gjitha sendet janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa policia nuk ka bërë të ditur se çfarë e nxiti kontrollin në shtëpinë e tij.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

