Me telefon në dorë dhe pa u ndalur nga askush: kështu pretendohet se një YouTuber nga Anglia ka hyrë në kampin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Vrell, duke filmuar madje edhe mjete të konfiskuara.

Një YouTuber nga Anglia, i identifikuar me inicialet M.N., pretendohet se ka hyrë pa asnjë pengesë në kampin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Vrell të Fushë-Kosovës, duke filmuar hapësirat e brendshme të objektit dhe duke i publikuar pamjet në YouTube.
Në video, ai shihet duke xhiruar me telefonin e tij pjesë të kampit, pa u ndalur nga asnjë zyrtar. Pamjet nuk mbeten vetëm te ambientet: kamera kap edhe pajisje dhe mjete të konfiskuara nga Policia e Kosovës. Rasti përshkruhet si hyrje në tunelet e kampit të njësive speciale.
Detaji më shqetësues vjen drejt fundit të videos, kur autori tregon shtegun nëpër të cilin pretendohet se ka arritur të futet brenda.
Ngjarja hap pikëpyetje serioze për masat e sigurisë dhe kontrollin e qasjes në objektet që shfrytëzohen nga njësitë speciale të policisë. Ajo bëhet edhe më e ndjeshme po të kujtohet qëndrimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili, i pyetur më herët për kampet e njësive speciale, kishte deklaruar se nuk mund të jepte informacione që konsiderohen konfidenciale.
Nuk dihet ende nëse Policia e Kosovës ka nisur ndonjë verifikim për rastin apo nëse ka reaguar zyrtarisht për rrethanat e hyrjes.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

