Një shofer humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi poshtë një ure në zemër të Vushtrrisë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa policia po heton rrethanat.

Një veturë ka përfunduar poshtë një ure në qendër të Vushtrrisë, pasi shoferi i saj humbi kontrollin mbi automjetin. Ngjarja trajtohet si vetaksident i rëndë trafiku.
Nga aksidenti ka pësuar vetë shoferi, i cili u dërgua me urgjencë në spital. Për gjendjen e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur asgjë.
Njësitë e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë ekzaminimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rënies së automjetit nga ura.
Një banesë pranë një dyqani telefonash dyshohet se shërbente si depo e fshehtë. Dogana e Kosovës sekuestroi aty dhe në lokal 113 telefona mobilë që dyshohet se kanë hyrë në vend si kontrabandë.

