Një shtetas sirian dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa një shtetas turk, sipas policisë, synonte ta çonte deri në Prizren. Të dy janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një patrullë e Policisë së Kosovës ka ndaluar në Vërmicë dy të huaj, një shtetas të Sirisë dhe një të Turqisë, të dyshuar për kalim të paautorizuar të kufirit dhe për ndihmë në këtë vepër penale.
Ndalimi ka ndodhur më 8 tetor 2026, rreth orës 13:15, sipas raportit 24-orësh të policisë. Njësia policore i ka ndaluar të dy gjatë patrullimit të rregullt në zonë.
Hetimet fillestare, sipas policisë, tregojnë se shtetasi sirian dyshohet të ketë hyrë ilegalisht në Kosovë nga Shqipëria. Shtetasi turk dyshohet se e ka ndihmuar atë dhe se kishte për qëllim ta transportonte deri në Prizren.
Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet kompetente.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

