Një sherr në një shteg të vjetër hekurudhor pranë Wakefield përfundoi me vdekjen e një 55-vjeçari, i kafshuar nga një qen. Policia ka akuzuar një burrë dhe ka sekuestruar një qen të races German Shepherd.

Një përleshje në një shteg këmbësorësh afër qytetit Wakefield në Angli ka mbaruar me një vdekje: një burrë 55-vjeçar u kafshua nga një qen dhe më vonë ndërroi jetë në spital.
Sipas policisë së West Yorkshire, forcat u thirrën të shtunën pasdite pas raportimeve për një sherr në shtegun e vjetër të linjës hekurudhore që del nga Blacker Lane, në zonën Calder Grove të Wakefield. Gjatë përleshjes, u tha se 55-vjeçari u kafshua nga një qen dhe humbi jetën në spital.
Lee Ellis, 55 vjeç, banor i Calder Grove, është akuzuar për vrasje pa dashje dhe për mbajtjen e një qeni të rrezikshëm jashtë kontrollit, çka shkaktoi lëndim që rezultoi në vdekje. Ai u la në paraburgim dhe pritej të dilte të martën para gjykatës së magjistratëve në Leeds.
Policia bëri të ditur se një qen bari gjerman, i sekuestruar si pjesë e hetimit, po mbahet në strehimoret e forcës.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

