Këmbësori që u godit nga një veturë të shtunën në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë nuk i mbijetoi lëndimeve: ai ndërroi jetë të dielën në QKUK. Prokurori ka urdhëruar obduksionin.

Këmbësori i goditur nga një veturë të shtunën në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndërruar jetë. Viktima, një mashkull shtetas i Kosovës, vdiq të dielën, më 4 tetor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej për lëndimet e marra nga goditja.
Vdekja u bë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Aty theksohet se viktima kishte qenë nën trajtim mjekësor që nga momenti i aksidentit dhe se "me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", pra në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti tani hetohet nga autoritetet kompetente. Policia nuk ka bërë publike detaje për shoferin e veturës apo për rrethanat e sakta të goditjes, të cilat pritet t'i sqarojë hetimi.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

