Pas Hagës, Prishtinës dhe Cyrihut, shqiptarët e diasporës janë mbledhur edhe në Mynih të Gjermanisë kundër dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara. Në pamjet e publikuara nga platforma "Liria ka Emër" shihet një numër i madh pjesëmarrësish që thërrasin "UÇK".

Protesta e radhës e diasporës shqiptare kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë u zhvillua në Mynih të Gjermanisë. Pamjet e publikuara nga platforma "Liria ka Emër" tregojnë një numër të madh pjesëmarrësish, të cilët dëgjohen teksa thërrasin "UÇK".
Tubimi erdhi pas protestave të zhvilluara më parë në Hagë, Prishtinë dhe Cyrih. Sipas njoftimit të platformës "Liria ka Emër", tubimet e diasporës janë organizuar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, katër ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga gjykata në Hagë.
Vendimi i Dhomave të Specializuara u shpall më 16 shtator. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet, gjithsej 81 vjet burgim për të katërt.
Mynihu nuk është stacioni i fundit i kësaj vale tubimesh. Protestat janë zhvilluar ose janë paralajmëruar edhe në Cyrih, Këln, Vjenë, si dhe në Kanada e Shtetet e Bashkuara.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

