Një automjet i Policisë së Kosovës u stacionua mbi Urën e Ibrit, ndërsa KFOR-i konfirmoi nisjen e tërheqjes graduale të pranisë së tij të përhershme nga kjo pikë e ndjeshme e veriut.

Një pamje e vetme e nisi lëvizjen që prej muajsh diskutohej larg syve të publikut: të hënën, një automjet i Policisë së Kosovës u pa i stacionuar mbi Urën e Ibrit, në një nga pikat më të ndjeshme të vendit.
Pas shpërndarjes së pamjeve me veturën e policisë në atë vend, KFOR-i konfirmoi se ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së tij të përhershme nga Ura e Ibrit. Sipas KFOR-it, hapi po ndërmerret "në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe se bëhet fjalë për një proces të optimizimit të pozicionimit të KFOR-it".
Për këtë ndryshim nuk ishte folur pothuajse fare në publik gjatë muajve të fundit, ndonëse kishte pasur zëra se tema ishte diskutuar për një kohë të gjatë pas dyerve të mbyllura.
E pyetur për këtë lëvizje, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë nuk e përmendi fare Policinë e Kosovës, por vuri theksin te roli i KFOR-it. Sipas përgjigjes së saj, Berlini mbetet i përkushtuar ndaj misionit paqeruajtës në vend.
"Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj kontributit të saj në KFOR, të mandatuar nga Bundestagu, si dhe ndaj misionit të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë", tha Ambasada e Gjermanisë.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

