Thirrjet për UÇK-në u dëgjuan sot në zemër të Gjermanisë. Në Nuremberg, shqiptarët e mërgatës u mblodhën për të kundërshtuar dënimin që Gjykata Speciale u dha ish-krerëve të UÇK-së.

"UÇK, UÇK, UÇK." Me këtë thirrje të përsëritur në kor, mërgata shqiptare u mblodh sot në Nuremberg të Gjermanisë, në protestë kundër vendimit dënues që Gjykata Speciale ka dhënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tubimit iu bashkua një numër i madh protestuesish, ndonëse numri i saktë i tyre nuk dihet. Shumë prej pjesëmarrësve mbanin flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, ndërsa thirrjet për ushtrinë çlirimtare mbushnin vendin e tubimit.
Protesta në qytetin gjerman u kthye në një shprehje të hapur mosmiratimi nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit ndaj vendimit të Speciales për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

