Një grua 23-vjeçare humbi jetën pasi u hodh jashtë një Honde Accord që u përmbys në Grand Central Parkway, në Queens të Nju Jorkut. Shoferi 34-vjeçar u mor në paraburgim nga policia.

Një grua 23-vjeçare humbi jetën të dielën në mëngjes, rreth orës 4, pasi u hodh jashtë veturës në të cilën udhëtonte, në Grand Central Parkway, një nga autostradat e Queens-it në Nju Jork, sipas Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD).
Sipas policisë, shoferi i një Honde Accord ngjyrë gri po lëvizte në drejtim të perëndimit kur vetura goditi një mur dhe një shtyllë ndriçimi, e më pas u përmbys. Nuk dihet ende se çfarë e bëri shoferin të përplasej fillimisht me murin.
Gruaja ishte ulur në ndenjësen e pasme dhe u hodh jashtë Hondës, në rrugë, sipas policisë. Ekipet mjekësore e transportuan në spitalin Elmhurst, por ajo nuk mbijetoi.
Policët e morën në paraburgim shoferin 34-vjeçar. Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera për të.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

