Një aksion i policisë kundër këmbyesve ilegalë të valutës në zonën e Podgoricës dhe Tuzit përfundoi me dy të arrestuar dhe një shumë të konsiderueshme parash të gjetura në disa monedha.

Policia në Mal të Zi ka arrestuar dy persona në Tuzi, të dyshuar se merreshin në mënyrë të paautorizuar me veprimtari bankare, konkretisht me këmbimin e valutës jashtë çdo lejeje.
Sipas informacioneve jozyrtare, të arrestuarit janë Nedžad Pepić dhe Maraš Dušaj. Tek ata u gjet një sasi e konsiderueshme parash në euro, dollarë, funta, lekë dhe monedha të tjera, me një vlerë të përgjithshme mbi 10.000 euro.
Njëri prej të arrestuarve u kap teksa këmbente valuta, ndërsa tjetri, sipas të njëjtave burime, u ka pranuar inspektorëve se merrej me këmbim të palejuar të valutës. Megjithatë, prokuroria ende po vlerëson nëse në veprimet e tyre ka elemente të veprës penale.
Aksioni ishte pjesë e një kontrolli të synuar ndaj këmbyesve ilegalë. "'Vijesti' mëson se aksioni i kontrollit të këmbyesve ilegalë ishte i synuar dhe se u zhvillua në zonën e Podgoricës dhe Tuzit", shkroi gazeta malazeze që bëri publik lajmin.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

