Presidenti amerikan Donald Trump tha se zyrtarë të SHBA-së u ulën për rreth tre orë me delegacionin iranian në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, dhe se një takim i dytë është tashmë i planifikuar.

Një takim i gjatë, larg kamerave, mes zyrtarëve amerikanë dhe delegacionit iranian u zhvillua në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Lajmin e dha vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një deklaratë për gazetarët në selinë e OKB-së, duke e cilësuar bisedën si "shumë të mirë" dhe duke thënë se ajo zgjati rreth tre orë.
"Ata patën një takim shumë të mirë, një takim shumë produktiv", tha Trump për gazetarët.
Presidenti amerikan shtoi se kontaktet nuk ndalen këtu. "Ata kanë një tjetër të planifikuar në një të ardhme shumë të afërt", deklaroi ai, pa saktësuar datën.
Trump nuk përmendi emrat e zyrtarëve që morën pjesë nga të dyja palët, as temat e diskutuara apo ndonjë rezultat konkret të takimit.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

