Me çmimet e karburantit në rritje të fortë, presidenti amerikan Donald Trump njofton se Rusia do të furnizojë tregun botëror me naftë në tri valë, deri në një milion tonë.

Rusia do të nisë menjëherë dërgimin e 300 mijë tonëve naftë në tregun botëror. Kështu e njoftoi të premten presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se homologu i tij rus, presidenti Vladimir Putin, ka rënë dakord për këtë furnizim.
Sipas Trumpit, pas kësaj sasie të parë do të vijnë edhe 500 mijë tonë në nëntor, ndërsa menjëherë më pas Rusia do të dërgojë një milion tonë të tjerë. Në total, kjo do të thotë 1,8 milionë tonë naftë për tregun amerikan dhe atë global. Njoftimin presidenti amerikan e bëri përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth Social.
Marrëveshja vjen në një moment kur çmimet e karburantit janë rritur ndjeshëm, për shkak të mungesës së kapaciteteve të rafinimit. Detajet e tjera, si kushtet e furnizimit apo mënyra se si do të shpërndahet nafta, ende nuk janë bërë publike.
Familjet që aplikojnë vonë humbin muaj mbështetjeje, sepse subvencioni për faturat e rrymës nis vetëm nga muaji i aprovimit. Aplikimi për programin 2026-2027 është i hapur deri më 31 mars 2027.

