Vetëm pak para skadimit të afatit të mesnatës, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka pezulluar për tri ditë tarifat prej 50 për qind ndaj mallrave kanadeze, duke folur për një marrëveshje mes dy vendeve.

Pak para se ora të shkonte në mesnatë dhe afati të skadonte, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi pezullimin e tarifave doganore prej 50 për qind që ishin planifikuar të hynin në fuqi ndaj mallrave kanadeze.
Sipas njoftimit të Trumpit, Uashingtoni dhe Otava kanë arritur një marrëveshje për të shmangur tarifat e larta që do të goditnin mallra kanadeze në vlerë miliardash dollarësh. Detyrimi doganor do të përfshinte një gamë të gjerë eksportesh, ndër to pajisje elektronike, makineri industriale, mobilie dhe produkte bulmeti.
"Kam pezulluar tarifat prej 50% ndaj Kanadasë, që ishin planifikuar të hynin në fuqi nesër në mëngjes, për një periudhë treditore, bazuar në faktin se Kanadaja dhe SHBA-ja, në varësi të finalizimit të dokumenteve, kanë një MARRËVESHJE!", shkroi Trump në një postim në rrjetin Truth Social.
Pezullimi vlen për një periudhë prej tri ditësh dhe, sipas presidentit amerikan, mbetet i kushtëzuar nga finalizimi i dokumenteve përkatëse.
Në të njëjtin njoftim, Trump iu referua edhe naftësjellësit Keystone XL, duke lënë të kuptohet se projekti mund të ringjallet. "Naftësjellësi i madh Keystone XL, i vrarë kohë më parë nga Joe Biden i Përgjumur, mund të zgjohet nga varri!", shkroi ai, duke përdorur pseudonimin me të cilin i referohet ish-presidentit Joe Biden.
Familjet që aplikojnë vonë humbin muaj mbështetjeje, sepse subvencioni për faturat e rrymës nis vetëm nga muaji i aprovimit. Aplikimi për programin 2026-2027 është i hapur deri më 31 mars 2027.

