Një tren që transportonte udhëtarë është përplasur me një veturë në fshatin Lutogllavë të Pejës. Një person përfundoi në Spitalin Rajonal, por mjekët thonë se lëndimet e tij janë të lehta.

Një tren i udhëtarëve dhe një veturë janë përplasur mëngjesin e sotëm në fshatin Lutogllavë të Pejës. Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, rasti është raportuar rreth orës 10:10.
Nga përplasja është lënduar një person, i cili u dërgua për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. "Personi i lënduar, sipas ekipit mjekësor, ka pësuar lëndime të lehta trupore", ka bërë të ditur zëdhënësi policor.
Si ndodhi aksidenti në vendkalimin mes hekurudhës dhe veturës mbetet ende e paqartë. Rastin e ka marrë në dorë Njësiti për Hetimin e Aksidenteve të Trafikut, i cili po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

