Një përleshje mes adoleshentësh në Podujevë ka përfunduar me një të lënduar në trajtim mjekësor dhe tre të dyshuar në mbajtje. Të gjithë të përfshirët janë të mitur.

Tre djem të mitur janë arrestuar në Podujevë, të dyshuar se kanë sulmuar fizikisht dy të mitur të tjerë. Ngjarja ka ndodhur të premten.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si të dyshuarit ashtu edhe të sulmuarit janë meshkuj dhe të gjithë janë nën moshën madhore. Njëri prej dy viktimave ka marrë lëndime trupore dhe ka pasur nevojë për trajtim mjekësor, ndërsa shkalla e lëndimeve nuk është bërë e ditur.
Policia i ka shoqëruar të dyshuarit menjëherë pas incidentit. "Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë", thuhet në raportin policor.
Motivi i sulmit dhe rrethanat se si nisi përleshja nuk janë sqaruar ende nga autoritetet.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

