Protestuesit u dëmtuan gjatë një jave tensionesh në Tiranë, por prokuroria ka hapur vetëm tre procedime penale dhe asnjë punonjës policie nuk është nën hetim.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale për dëmtimet që protestuesit pësuan gjatë javës së fundit në kryeqytet. Asnjë punonjës policie nuk figuron ende nën hetim.
Shifrat i dha vetë prokuroria, në përgjigje të një kërkese për informacion të paraqitur nga BIRN. Një nga hetimet ka nisur për plagosjen e një protestuesi me inicialet L.B., i cili u lëndua gjatë njërës prej protestave. Rrethanat e plagosjes nuk janë bërë publike.
Të dhënat vijnë pas pretendimeve të Avokatit të Popullit për dhunë ndaj protestuesve dhe qeli të mbipopulluara. Pavarësisht hetimeve të hapura, deri tani asnjë efektiv nuk është proceduar penalisht.
Për herë të parë, pilotët dhe ushtarakët e Forcës Ajrore shqiptare do të shërbejnë nën flamurin e KFOR-it në Kosovë. Gjeneral-lejtnant Arben Kingji e quan angazhimin një përgjegjësi të rëndësishme dhe dëshmi të kontributit të Shqipërisë në NATO.

