Tre ditë pas një sulmi fizik në fshatin Komoran të Gllogocit, policia ka arrestuar njërin nga tre burrat që dyshohen se e lënduan një person. Ai po hetohet për lëndim të rëndë trupor.

Tre ditë pas sulmit, policia ka arrestuar njërin nga tre burrat që dyshohen se e sulmuan fizikisht një person në fshatin Komoran të Gllogocit. I dyshuari po hetohet për lëndim të rëndë trupor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi më 14 tetor, rreth orës 20:00, ndërsa arrestimi u krye më 17 tetor. "Më 17.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti bashkë me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor", thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje. Për dy të dyshuarit e tjerë policia nuk ka njoftuar ndonjë arrestim.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

