Rreth orës 15:30, në zonën e "Plazhit të Vogël" në Velipojë, një 82-vjeçar nga Kosova dyshohet se pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det. Përpjekjet për ta shpëtuar dështuan.

Pushimi i tij në bregdetin shqiptar përfundoi me vdekje. Një 82-vjeçar nga Kosova humbi jetën mesditën e sotme në Velipojë, në zonën e njohur si "Plazhi i Vogël", ndërsa ndodhej në det.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15:30. Shtetasi kosovar me inicialet E. M., 82 vjeç, dyshohet se pësoi arrest kardiak në momentin kur po lahej dhe, si pasojë, u mbyt. Pavarësisht përpjekjeve për shpëtimin e tij, i moshuari nuk mundi të mbijetonte.
Grupi hetimor u dërgua në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të plota të incidentit dhe për dokumentimin e ngjarjes. Shkaku i saktë i vdekjes mbetet për t'u përcaktuar nga hetimi, ndërsa versioni i arrestit kardiak qëndron deri tani si dyshim paraprak i policisë.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

