Një fëmijë tre vjeç u pranua pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Policia dhe prokurori po hetojnë si ndodhi tragjedia në oborrin e një shtëpie në Treboviq.

Një fëmijë tre vjeç ka humbur jetën në fshatin Treboviq të Pejës. Sipas informacioneve fillestare, të voglin e ka zënë dera e oborrit të shtëpisë, ndonëse ky shkak ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Alarmi për policinë erdhi nga spitali. Sipas Policisë Rajonale të Pejës, më 29 shtator 2026, rreth orës 09:30, Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë njoftoi se aty ishte pranuar një fëmijë pa shenja jete.
"Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin Rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin", tha zyrtari për informim i Policisë Rajonale të Pejës.
Për ngjarjen u njoftua Prokurori i Shtetit. Me urdhër të tij, trupi i pajetë i fëmijës iu dorëzua familjarëve për ceremoninë mortore.
Rrethanat e plota të vdekjes mbeten ende të pasqaruara dhe policia vazhdon punën për t'i zbardhur ato.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

