Një i ri 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, pasi u gjet pa shenja jete në ujë. Hetimet po sqarojnë nëse u mbyt apo pësoi arrest kardiak.

Zona e Kunes, në Shëngjin, u kthye në vendngjarje pasi një 18-vjeçar nga Kosova u gjet pa shenja jete në ujë. I riu humbi jetën, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të pasqaruara.
Hetimi po ndjek dy pista për shkakun e vdekjes: nëse 18-vjeçari u mbyt në det, apo nëse pësoi arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në ujë. Përgjigjen pritet ta japë ekspertiza mjeko-ligjore.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku do të kryhet ekzaminimi për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat i riu përfundoi në ujë.
Identiteti i viktimës nuk është bërë publik.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

