Një person humbi jetën mesditën e së martës në lumin Bistrica, në fshatin Zajm të Klinës. Sipas raportimeve nga terreni, ai dyshohet të jetë shtetas i Austrisë dhe të ketë qenë duke peshkuar në momentin e ngjarjes.

Ujërat e lumit Bistrica, në fshatin Zajm të komunës së Klinës, u shndërruan mesditën e së martës në vendngjarje. Një person humbi jetën aty, ndërsa ekipet emergjente u thirrën me nxitim në terren.
Rasti ndodhi rreth mesditës. Rrethanat që çuan deri te vdekja mbeten ende të paqarta, po ashtu edhe mënyra se si u zhvillua ngjarja. Autoritetet kanë nisur veprimet për t'i sqaruar ato dhe pritet të japin më shumë detaje.
Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur. Sipas raportimeve të portalit lokal Klina Info, bëhet fjalë për një shtetas të Austrisë, i cili dyshohet se ishte duke peshkuar kur ndodhi ngjarja. Ky element nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Mosha dhe gjinia e personit që humbi jetën gjithashtu nuk janë bërë publike.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

