Një burrë nga fshati Likofc i Skenderajt ka vdekur derisa po punonte në fabrikën e vet. Shkaku nuk dihet ende, ndërsa varrimi pritet të caktohet pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore të kryejë obduksionin.

Raif Aliu, nga fshati Likofc, ka humbur jetën derisa po punonte në fabrikën e tij në Skenderaj. Vdekja e tij erdhi pas një incidenti të rëndë në vendpunishte, rrethanat e të cilit ende nuk janë bërë publike.
Trupi i tij do t'i nënshtrohet obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), i cili pritet të sqarojë shkakun e vdekjes.
Lajmi ka prekur thellë komunitetin e Likofcit. Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i shprehu ngushëllime familjes në një postim, ku e kujtoi Aliun me këto fjalë: "Raifi ishte njeri fjalëpak, i urtë dhe punëtor i madh. Si njeri i një familjeje të respektuar, ai veten e dëshmoi me punë, sjellje dhe respekt për të tjerët. Sot Likofci dhe të gjithë ata që e njohën e përjetojnë rëndë këtë lajm të hidhur".
Familja Aliu ka njoftuar se do të dalë me një lajmërim për ditën e varrimit sapo IML-ja ta përfundojë obduksionin.
Një video në YouTube nga brenda kampit të Njësive Speciale në Vrellë e ka çuar Inspektoratin Policor në hetim. Në fokus është kush mban përgjegjësi për sigurinë e objektit.

