Tetë persona humbën jetën kur avioni në të cilin ndodheshin u rrëzua pranë një radari të largët në Alaskën perëndimore. Të gjithë në bord vdiqën, njoftoi ushtria amerikane.

Tetë persona humbën jetën kur një avion u rrëzua pranë një radari të izoluar në pjesën perëndimore të Alaskës. Sipas ushtrisë amerikane, të gjithë ata që ndodheshin në bord vdiqën në aksident, i cili ndodhi një ditë më parë.
Radari ku ndodhi tragjedia administrohet nga një njësi e forcave ajrore amerikane dhe është pjesë e një rrjeti radarësh të largët që mbikëqyrin fluturimet në hapësirën ajrore të Alaskës dhe përgjatë kufijve të saj, bëri të ditur ushtria.
Gjenerallejtnanti Robert Davis nga forcat ajrore amerikane i cilësoi tetë personat në bord si "profesionistë të përkushtuar, që kryenin një mision jetik në një mjedis kërkues". Nuk është bërë e ditur se çfarë pune konkrete kryenin ata.
Avioni është përshkruar si një "avion i marrë me qira sipas një kontrate civile".
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

