Një 65-vjeçar nga fshati Bajkaj u godit nga një autobus pranë kthesës së fshatit dhe, pavarësisht transportimit me helikopter drejt Tiranës, nuk i mbijetoi traumës së rëndë në kokë.

Një aksident i rëndë në aksin nacional Delvinë–Sarandë i mori jetën paraditen e së martës një 65-vjeçari nga fshati Bajkaj.
Sipas informacioneve, Agim Vocka u godit nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.
Për shkak të gjendjes së rënduar, u vendos transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Përpjekjet për t'i shpëtuar jetën nuk dhanë rezultat dhe 65-vjeçari ndërroi jetë nga plagët e marra.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

