Muaj pasi një 55-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur me plagë të rënda në kokë në banesën e tij në Torino, karabinierët arrestuan dy të dyshuar: bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj të ri.

Bashkëshortja e një 55-vjeçari shqiptar dhe partneri i saj i ri janë arrestuar në Torino, të dyshuar si përgjegjës për vdekjen e tij. Burri, i identifikuar me inicialet M. R., ishte gjetur i pajetë më 6 korrik në banesën e tij, me dëmtime të rënda në kokë.
Prangat u vunë të martën, në orët e para të mëngjesit, kur karabinierët e komandës provinciale të Torinos ekzekutuan urdhrat e arrestit. Të arrestuarit janë një grua 45-vjeçe dhe një burrë 52-vjeç, të dy shtetas italianë. Autoritetet italiane kanë kërkuar masën e arrestit në burg për të dy.
Të dyshuarit u identifikuan pas disa muajsh hetime. Trupi i 55-vjeçarit ishte zbuluar në apartamentin e tij në rrugën Verolegno, në lagjen Lucento, pasi fqinjët kishin njoftuar autoritetet për erën e rëndë që dilte prej andej. Kur u gjet, viktima ishte në gjendje të avancuar dekompozimi.
Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e vrasjes dhe motivin, ndërsa fajësia e dy të arrestuarve mbetet për t'u përcaktuar nga drejtësia italiane.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

