Ndërsa revolta popullore përshkallëzohet në rrugët e Tiranës, Presidenti Bajram Begaj mblodhi në zyrën e tij ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë dhe ish-presidentët Meidani e Topi. Në tryezë: ndalimi i përdorimit të forcës dhe një rrugëdalje politike nga kriza.

Ndërsa rrugët e Tiranës mbeten nën presionin e një revolte popullore që po përshkallëzohet, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, hapi dyert e zyrës së tij për një takim urgjent me diplomatët më të rëndësishëm perëndimorë në vend dhe me dy paraardhësit e tij në krye të shtetit.
Në Presidencë mbërritën ambasadori i Shteteve të Bashkuara, ambasadori i Bashkimit Evropian dhe ambasadori i Gjermanisë, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të ambasadave të tjera. Në të njëjtën tryezë u ulën ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Tre çështje dominuan bisedimet: deeskalimi i menjëhershëm i situatës në terren, ndalimi i përdorimit të forcës dhe krijimi i hapësirave për një zgjidhje politike. Qëllimi i takimit, sipas raportimeve, ishte gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza politike që ka shpërthyer në kryeqytet.
Prania e njëkohshme e diplomacisë ndërkombëtare dhe e figurave më të larta shtetërore, të tanishme e të dikurshme, tregon shkallën e shqetësimit për tensionet masive në Tiranë. Nuk është bërë e ditur nëse takimi u mbyll me ndonjë marrëveshje apo hap konkret.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

