Një burrë u godit me thikë të dielën pasdite në Pejë, dhe policia e ka regjistruar rastin si vrasje të mbetur në tentativë. I dyshuari u arrestua në vend, ndërsa prokurori urdhëroi mbajtjen e tij.

Policia e Kosovës e ka regjistruar si "vrasje e mbetur në tentativë" sulmin me thikë që ndodhi të dielën, më 18 tetor, rreth orës 15:40, në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, një burrë kosovar dyshohet se goditi me thikë një tjetër burrë kosovar. I plagosuri u dërgua për trajtim mjekësor, por gjendja e tij nuk është bërë e ditur.
I dyshuari u arrestua, dhe policia i konfiskoi një thikë. Pas intervistimit në polici, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
Identiteti i të dyshuarit dhe i viktimës nuk është bërë publik, ashtu si edhe rrethanat dhe motivi i sulmit.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

