Lëkundjet e forta zgjuan në orën 2:00 të mëngjesit banorët e Tokios dhe të tri prefekturave përreth. Agjencia Meteorologjike e Japonisë përjashtoi rrezikun e cunamit, ndërsa centralet bërthamore Tokai 2 dhe Fukushima raportuan nivele normale të rrezatimit.

Në orën 2:00 të mëngjesit, orë lokale, një tërmet me magnitudë 5,9 ballë tundi rajonin e Kantos, ku ndodhet edhe kryeqyteti japonez, Tokio. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Epiqendra e lëkundjeve ishte në zonën e Ibarakit, ndërsa hipoqendra u vendos në rreth 70 kilometra thellësi. Tërmeti u ndie në Ibaraki, por edhe në Saitama, Çiba dhe në Tokio.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë konfirmoi se ky sizëm nuk shkaktoi asnjë alarm për cunami.
Vëmendja u përqendrua menjëherë te objektet bërthamore të zonës. Centrali bërthamor Tokai 2 dhe ai i Fukushimës njoftuan se nuk janë evidentuar parregullsi dhe se nivelet e rrezatimit janë normale.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

