Një tavolinë me ushqime, e shtruar jo vetëm për veten, por edhe për bashkëshortin dhe djemtë që nuk u kthyen kurrë nga lufta. Kështu iu bashkua Ferdonije Qerkezi protestës së mbrëmshme në Gjakovë kundër aktgjykimit të Speciales.

Mes protestuesve që marshuan sonte nëpër Gjakovë, një gjest u dallua nga të tjerët: nëna Ferdonije Qerkezi shtroi një tavolinë me ushqime, për veten, por edhe për burrin dhe djemtë e saj, të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Qerkezi, e cila prej vitesh bart peshën e kujtesës për familjen e saj të prekur nga lufta, u bë pjesë e marshimit të organizuar në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas aktgjykimit dënues që Specialja shqiptoi ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Protesta u zhvillua nën moton "Jo në emrin tim". Pjesëmarrësit i shprehën mbështetje çlirimtarëve në Hagë dhe e cilësuan dënimin të padrejtë. Marshimi u përmbyll me flakadanë.
Gjakova iu bashkua kështu valës së tubimeve që po zhvillohen në Kosovë si reagim ndaj vendimit të gjykatës me seli në Hagë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

